Ish-eprori i UÇK-së i reagon Thaçit: Nuk mund ta mbrosh UÇK-në, ishe larg ftonteve të luftës

Aktuale

Ish-eprori i UÇK-së i reagon Thaçit: Nuk mund ta mbrosh UÇK-në, ishe larg ftonteve të luftës

Nga: N.Sh. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 10:22
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Intervistimi i Presidentit do t’i vazhdoj edhe sot në Hagë.

Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur me shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim”, ka thënë Thaçi në fjalimin e tij para se të fillonte intervistimin.

Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për Pavarësinë. Besoj në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është një histori suksesi dhe jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është të jetë anëtar i BE-së, NATO-s dhe miqësi të përjetshme me SHBA-të”, ka thënë tutje ai.

Ndërsa, sot ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari ka raguar ndaj presidentit.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, UÇK-ja bëri luftë të drejtë për liri dhe të pastër, të cilën e quan lufta më e pastër në botë/

Por Thaçi sipas tij, nuk mund ta mbroj UÇK-në, pasi që, ishte larg fronteve të luftës.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi i akuzuari për krime ndaj njerëzimit: “Jam në Hagë, për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së”?!

------------------

Kjo nuk është e vërtet UÇK e cila bëri luft të drejt, luft për liri dhe luft të pastër njëra ndër luftërat më të pastra në botë në një luftë me armik të ndytë s’ka nevoj për me mbrojtë askush, aq më pak me mbrojtë kinse profiterat dhe keqpërdoruesit e luftës nuk munden ta mbrojnë UÇK, por si njeri larg fronteve të luftes ju po e mbroni vetëm veten tuaj nga të bamat e juaj gjatë 'luftes tuaj larg fronteve" luftes' tuaj për pushtet, për pasuri, për grryrjen e shtetit dhe për femra-dashnore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat