ShSKUK liron edhe Klinikën e Neurologjisë për pacientët me COVID-19

Aktuale

ShSKUK liron edhe Klinikën e Neurologjisë për pacientët me COVID-19

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në QKUK, Valbon Krasniqi në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor tashmë ka liruar edhe një Klinikë për t’i trajtuar pacientët me COVID-19.

“Ne dje kemi marrë vendim që Klinika e Neurologjisë të destinohet për trajtim të pacientëve me COVID-19 me një kapacitet prej 60 shtretërve”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, Spitali i Vushtrrisë që nga nesër do të trajtojë vetëm pacientët me COVID-19, ndërsa pacientët që kanë nevojë për hospitalizim por që nuk kanë COVID-19 do të trajtohen në Spitalin e Mitrovicës.

“Sot në komitet e kemi marrë edhe një vendim të rëndësishëm. Spitali i Vushtrrisë shumë shpejt do të shndërrohet në Spital COVID-19. Qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrisë me COVID-19 do të marrin trajtim në Spitalin e Vushtrrisë. Do të ristrukturohet edhe stafi shëndetësor. Të gjithë pacientët pa COVID që kanë nevojë për hospitalizim do të trajtohen në spitalin e Mitrovicës”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat