Gaxherri: Me 99%, të gjithë deputetët jemi të infektuar me COVID-19

Aktuale

Gaxherri: Me 99%, të gjithë deputetët jemi të infektuar me COVID-19

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:20
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri ka thënë se ka 99% mundësi që të gjithë deputetët të jenë të infektuar me koronavirus.

Gjatë seancës ku po diskutohej për menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19, Gaxherri ka thënë se duhet të testohen të gjithë deputetët.

“Unë mendoj se të gjithë deputëtët janë të ekspzozuar ndaj COVID-it dhe duhet të gjithë deputetët me u testu. Ish dashtë këtu me qenë ekipi shëndetësor dhe të gjithëve me na testu. Asnjë deputet këtu nuk është që s’e ka shancën 99% me qenë i infektuar. Dhe prandaj ish dashtë me qenë ata këtu, me na i marrë mostrat, jo me shku ne nëpër Infektiva atje ose nëpër ku ta di unë, por të gjithë këtu të testohemi, ta shohim kush është i infektuar dhe të marrim masa”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka theksuar se ka kërkuar që të testohet për koronavirus, por nuk është testuar ende nga ekipet e IKSHPK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat