Vjen një reagim i ashpër ndaj Nait Hasanit, ia përmend vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, Haki Imerit, Xhemajl Mustafës…

Aktuale

Vjen një reagim i ashpër ndaj Nait Hasanit, ia përmend vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, Haki Imerit, Xhemajl Mustafës…

Nga: N. H Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:31
Nait Hasani dhe Hashim Thaçi

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani e ka quajtur të padrejtë punën e Gjykatë Speciale.

Hasani i ka dalë në mbrojtje presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili para disa momenteve ka hyrë për t’u intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuar.

“Gjykata Speciale me padrejtësinë e saj është gjykatë etnike dhe sfidon Kosovën”

Diplomati Hasani ka përmendur edhe një thënie: “Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët”.

E, lidhur me këtë, ka reaguar analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, si përgjigje ndaj Hasanit, ka thënë kjo armiqesi do të ndalej sikur të lejohej të vepronte drejtësia për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, e shumë vrasje tjera.

Ja shkrimi i tij:

Nait Hasani i del në mbrojtje Thaçit: Armiqtë i shqiptarëve janë vetë shqiptarët

- Dhe kjo "armiqesi" do te nderpritej sikur ju te lejonit drejtesi per vrasjen e Kol.Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Behajdin Allaqit, Ismail Berbatovcit, Haki Imerit,Komandant Drinin, Xhemajl Mustafes, Shefki Popoves, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Kol. Tahir Zemes, etj etj, gjate periudhes se luftes dhe pas.Ju nuk deshet te nderpritet kjo "armiqesi", sepse kjo iu solli ne pushtet si nje sahat i lig n'historine tone dhe u shdrruat ne mallkim per Republiken. Kjo "armiqesi" u mbajti ne pushtet, permes saj ju shpresoni akoma te vazhdoni tiranine ndaj vendit. Ju vet ishit armiqte e drejtesise, dhe tani drejtesia po iu ve perballe !(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat