Besa Ismaili: Nuk pamë unitet sa duhet karshi zhvillimeve të Speciales – qasja e VV-së është e pasinqertë

Aktuale

Besa Ismaili: Nuk pamë unitet sa duhet karshi zhvillimeve të Speciales – qasja e VV-së është e pasinqertë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:50
Besa Ismaili

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se aktakuzat që po bëhen ndaj ish-eprorëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të padrejta.

Megjithatë thekson që Kosova njëherë e përgjithmonë duhet ta pastrojë emrin e saj nga akuzat e tilla.

”Aktakuza ka lënë vend për reagime shumë të ashpra”.

”Kjo për faktin se ka për subjekt në këtë rast ka dy figura më të ndritshme të UÇK-së, dy politikanët më të fuqishëm të Kosovës – dy njerëz që gjithësesi që janë të pazëvendësueshëm në gjithë historinë e procesit të Kosovës”.

”Kosova ka pasur legjitimitetin e vet, ka gëzuar legjitimitet të luftës së saj çlirimtare të një përkrahjeje ndërkombëtare. E 20 vjet pas luftës Kosova nuk ka pasur drejtësi n ga ajo çfarë i ka ndodhur”.

”Besoj në pastërtinë e luftës”.

”Është e padrejtë, por ne duhet ta pastrojmë emrin njëherë e përgjithmonë nga akuzat”.

”E shohim një unitet por jo aq sa do duhej të ishte. PDK e ka kaluar sa e sa herë interesin e vet partiak, por do donim ta shohim edhe tek të gjitha subjektet tjera politike këtë gjë”.

”Sepse PDK nuk e ka pasur asnjëherë luksin të bëjë ndasi”.

Lidhur me qasjen e subjekteve të tjera karshi zhvillimit të Speciales, Besa Ismaili e ka quajtur të pasinqertë solidarizimin e Vetëvendosjes.

”Me keqardhje them se nuk është i sinqertë. Sepse nuk mund ta shkëpusim një sekuencë që ka çuar tek Gjykata Kushtetuese”.

”Gjithmonë ka hapësirë për korrigjime dhe ky është ai  moment. Ata të cilët me sinqeritet mbeshtesin një moment nuk mendojnë se ai ka kaluar”.

”Unë mendoj se nuk është çështje UÇK dhe individësh – por duhet ta kuptojmë që krejt kjo nuk është vetëm luftë ndaj vlerave të Kosovës por edhe luftë politike ndaj Kosovës”.

”Çdo mbështetës i vlerave të këtij populli, do duhej të kishte vet qëndrimin e vet. Secili qytetar i Kosovës duhet ta ketë të qartë mbështetjen për figurat dhe personalitetet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

”Pritshmëritë tona mund të variojnë, mund të jenë nganjëherë subjketive por mendoj që tejkalojnë ato pritshmëri individuale”.

”Është një luftë politike, në momentet kur po vendosej përfundimisht për Kosovën, ndodhi ajo çfarë ndodhi”.

”Pres që një dënim i tillë mos të ndodhë – por shpesh kemi thënë që jo gjithmonë drejtësia korespodon me atë morale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat