Vazhdon beteja me koronavirusin, sot 3 viktima

Aktuale

Vazhdon beteja me koronavirusin, sot 3 viktima

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:22
Ilustrim

Sot gjatë ditës u raportua për dy viktima nga koronavirusi në Kosovë, një 64 vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe një 77 vjeçare nga komuna e Pejës, ndërsa pas dite u raportua edhe për një të vdekur tjetër nga komuna e Drenasit. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtrirë mbi 300 pacientë me koronavirus.

Paraditja e sotme u përcoll më dy viktima të reja me Covid-19. Njëri 64 vjeçar nga Komuna e Gjilanit dhe tjetra 77 vjeçare nga Komuna e Pejës.  64 vjeçari vdiq në shtëpi pasi kishte refuzuar të shtrihej për mjekim në Klinikën Infektive.

Ndërsa pacientja 77 vjeçare vdiq në spitalin rajonal të Pejës.

Edhe mbrëmë u konfirmuan gjashtë raste të vdekjeve me koronavirus duke e çuar numrin e vdekjeve në 110.

Ndryshe nga ditët e kaluara sot pothuajse të gjithë qytetarët ishin të pajisur me maska. Kjo pasi policia ka filluar ndëshkimet ndaj atyre që nuk mbajnë maska.

Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin më të madh të të infektuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat