217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

Aktuale

217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:17
Ilustrim

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë.

Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19.

Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat