Intervistimi i Thaçit nga Specialja, vjen reagimi i bashkëpunëtorit të afërt të Tahir Zemajt – kjo është këshilla e majorit të FARK-ut

Aktuale

Intervistimi i Thaçit nga Specialja, vjen reagimi i bashkëpunëtorit të afërt të Tahir Zemajt – kjo është këshilla e majorit të FARK-ut

Nga: N. H Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:51
Hashim Thaçi

Para pak orësh ka përfunduar seanca e sotme e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara.

Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

E, për intervistimin e Thaçit nga Specialja ka folur edhe bashkëpunëtori i afërt i Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja, përcjell “Bota sot”.

Major Ramabaja përmes një shkrimi ka sugjeruar që Thaçi të mbrojë vetveten, pasi asnjë ushtar dhe epror i FARK-ut nuk është dënuar edhe pse i bënë me dije të parit të shtetit se edhe ata ishin pjesë e UÇK-së.

“Mbroje vetveten se asnjë ushtar dhe epror i FARK-u nuk është dënu edhe ata ishin UÇK”, ka shkruar Ramabaja në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk i kanë mjaftuar dy ditë për të përfunduar intervistën me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Intervista do të vazhdojë sërish nesër dhe nuk dihet se sa do të zgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat