DW: BE duhet të suspendoj bisedimet me Serbinë përderisa Vuçiq është në pushtet

Aktuale

DW: BE duhet të suspendoj bisedimet me Serbinë përderisa Vuçiq është në pushtet

Nga: F. B. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 21:22
Aleksander Vuçiqi, Angela Merkel, Emmanuel Macron

Serbia nuk është demokratike dhe bisedimet e saj për anëtarësim në BE duhet të suspendohen derisa të jetë në pushtet Vuçiq që në pushtet mbetet me ndihmën e metodës së mentorit të vetë Sllobodan Millosheviq – duke ngulfatur brutalisht opozitën dhe kontrollon mediat dhe drejtësinë shkruan DW (Deutsche Welle-DW), transmetojnë “Danas” dhe “Bota Sot”.

Presidentit Vuçiq i duket më e këndshme që të besoj se prapa organizimit të demonstratave qëndrojnë të huajt se të pranojë se ato janë shprehje e pakënaqësisë me udhëheqjen e tij andaj shpërndan teorinë e mashtrimeve gjë që e ka mësuar nga mentori i tij Millosheviq thuhet në komentin e DW.

Pas fitores bindëse në “zgjedhjet” që i bojkotoi opozita dhe tash kontrollon dy të tretat e parlamentit. “Vuçiq nuk ka sqarim si ‘agjentët e huaj’ mund të kontrolloj dhjetëra mijëra qytetarë anekënd Serbisë. As nuk jep emra, por vetëm shpërndan teori konspirative që ngushtohen me kohë si në kohën e partisë komuniste” shkruan DW.

Si thuhet në koment këtë e ka mësuar “nga mentori i vetë ish presidenti Millosheviq, që u modifikua nga komunisti në nacionalist”.

„Vuçiq po ashtu konstaton se sunduesi demokrat ka përfituar metodat e mentorit të vetë për mbijetesë në pushtet duke ngulfat opozitën , marrjen e medieve dhe mbajtjen e drejtësisë nën kontroll.

Në koment thuhet se ndaj protestave ka reaguar duke dërguari sulmuesit e vetë me uniforma  dhe civil provokator që është në kundërshtim me atë që thotë Vuçiq nuk janë përmbajtur veç kanë rrahur meshkuj e femra bile edhe fëmijë. “Forcat vendore të sigurisë me vite janë turpi i shtetit të Serbisë” konsideron DW.

„Serbia nuk është demokraci. Dhe kjo nuk bëhet n, nuk duhet të konsiderohet si anëtare potenciale e BE. BE ka mjaft probleme me lider autokrat në radhët e veta” thotë DW.

DW konstaton se kancelaria gjermane Merkel shumë gjatë e ka mbështetur Vuçiqin dhe ai mund të hedhë hijen në mandatin e saj si kancelare.

Kur Gjermania mori kryesimin e BE, nga Merkel shkruan DW, mund të dëgjohen fjalë të mira për shtetin e së drejtës dhe demokracisë.

„Mirëpo fjalët nuk mjaftojnë, është e nevojshëm aksioni. Bisedimet e bashkëngjitjes se Serbisë dueht të suspendohen përderisa Vuçiq është në pushtet. Zyrtarët e Be duhet të kërkojnë hetim të pavarur ndaj sulmeve brutale ndaj protestuesve. Nëse Serbia refuzon bashkëpunimin ministrave të saj duhet ndaluar hyrjen në BE” konsideron DW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat