Ziadin Sela: Me Albin Kurtin më lidh nevoja për ndryshim dhe koncepti i luftës kundër korrupsionit

Aktuale

Ziadin Sela: Me Albin Kurtin më lidh nevoja për ndryshim dhe koncepti i luftës kundër korrupsionit

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 22:04
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për gjërat që ai mendon se i ka të përbashkëta me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Sela në “Debat Plus”  ka thënë se me Albin Kurtin e lidh nevoja për ndryshim.

“Vetëvendosje është e majtë ndërsa ne të qendrës së djathtë, por e duam ndryshimin. Ka ardhur koha që edhe në Kosovë të ketë ndryshim të konceptit politikë qeverisës”, tha ai.

Sela thotë të qenit koleg në qeveri për dhjetë vite bëhesh familjarë dhe sipas tij “allishverishet” më pas bëhen më lehtë.

Ai thotë se me Kurtin e lidhin edhe disa koncepte që lidhen me luftën “ e pa kompromis kundër korrupsionit”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët megjithatë thotë se Kosova nuk duhet të futet në një fazë të jostabilitetit politikë si në kohën pas rënies Ismail Qemalit.

“Pas rënies së qeverisë së Ismail Qemalit në Shqipëri ndërroheshin qeveritë çdo muaj. Nuk e dua që kjo gjë të ndodh edhe në Kosovë”.

Sela shton më tej se ndryshimi është baza e demokracisë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët thotë se ndërrimi i pushtetit edhe në Kosovë do të ftohte gjakrat.

“Një mllef i drejtuar kundër institucioneve do të sheshohej pasi çdokush do ta ketë mundësinë për të qeverisur dhe institucionet do të shiheshin si të përbashkëta”, tha ndër të tjera Ziadin Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat