Daut Haradinaj: Mos t’vrapojmë pas Beogradit, nuk e kemi me urgjencë marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Daut Haradinaj: Mos t’vrapojmë pas Beogradit, nuk e kemi me urgjencë marrëveshjen me Serbinë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 22:14
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, vlerëson se Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë mirë që nuk udhëtoi në takimin e Washingtonit, për shkak të zhvillimeve nga Prokuroria Speciale.

Megjithatë ai thotë se nuk e kanë me urgjencë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, pavarësisht presionit që SHBA-të bëjnë vazhdimisht për një të tillë detyruese ligjore.

”Klima në rrethanat e krijuara, qe shumë korrekt, bëri mirë jo vetëm që nuk udhëtoi por që u dakordua me Shtëpinë e Bardhë, që ky takim të shtyhet për një tjetër datë”.

”Nuk e kemi me urgjencë të kemi një marrëveshje me Serbinë – s’duhet të vrapojmë shumë pas Beogradit”.

”Ne nuk jemi kundër dialogut. Nuk kemi qenë kundër dialogut as kur kemi qenë parti opozitare”.

Haradinaj në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka thënë po ashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës si partnere bashkëqeverisëse është korrekte, përfshirë këtu edhe punën të cilën po e bënë Kryeministri Hoti.

”Sado pak duhet me i dhënë infuzion ekonomisë në Kosovë. Në partneritet është shumë korrekt, jo vetëm Hoti, por po flas edhe si subjekt politik”.

Ndërkaq lidhur më çështjen e postit të presidentit, Haradinaj thotë se një gjë të tillë AAK nuk e ka prioritet.

Megjithatë ka theksuar se një qeveri gjithëpërfshirëse, ku bënë pjesë Partia Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje, do të ishte e duhura për të tejkaluar situatën në të cilën gjendet Kosova.

”Është mundësi reale dhe shans i mirë për PDK-në”.

”Do të ishte shumë lajm i mirë që brenda institucioneve të ishte edhe VV. Megjithëse ne si AAK nuk kemi pengesa. Jemi shumë të hapur. Nëse ne na thonë të heqim dorë ne e bëjmë. Për ne nuk është prioritet posti i presidentit”.

”Duhet gjithë përfshirje, unitet – sepse nuk e kemi vetëm rastin e Presidentit Thaçi me Specialen, e kemi dialogun, pandeminë”.

”Jemi të gatshëm të heqim dorë edhe nga ndonjë ministri. Situata është e tillë. Kriza me pandeminë, janë të shumta – të gjitha këto duhet t’i shohim në mënyrë reale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat