Veliu pas emërimit koordinator kundër terrorizmit: Do të punoj më ndërkombëtarët, do ta bëjë më të mirën për vendin

Aktuale

Veliu pas emërimit koordinator kundër terrorizmit: Do të punoj më ndërkombëtarët, do ta bëjë më të mirën për vendin

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 23:16
Agim Veliu

Ministri i Ministrisë së punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se qeveria e Kosovës e ka emëruar Veliun Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit. dhe

Veliu premtoi se për t’i dalur zot kësaj pune, ai do të bashkëveprojë në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore dhe ndërkombëtare.

Tutje, Veliu premtoi se do të bëjë më të mirën në këtë fushë e cila ka rëndësi për vendin.

Gjithashtu, ai tha se kjo detyrë, si secila deri më tash, për të nuk është privilegj por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Veliut:

Të dashur qytetarë,

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës më emëroi në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Për ta kapitalizuar me punë të suksesshme besimin që më është dhënë do të bashkëveproj në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore e ndërkombëtare.

Me gjithë kapacitetin tim personal, e profesional, do të angazhohem për ta bërë më të mirën në një fushë me rëndësi për vendin.
Edhe kjo detyrë, si secila deri më tani, nuk është privilegj, por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat