Shefi i EULEX heq kapelën për Hotin që udhëtoi me aeroplan të klasit ekonomik për Bruksel

Aktuale

Shefi i EULEX heq kapelën për Hotin që udhëtoi me aeroplan të klasit ekonomik për Bruksel

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:01
foto nga vendi ngjarjes

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka hequr kapelën për kryeministrin kosovar për një veprim të fundit të tij.

Avdullah Hoti ka udhëtuar me aeroplan të klasit ekonomik për në Vjenë e më pas për në Bruksel, prandaj Wigemark ka duartrokitur atë.

“Heq kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, i cili ka udhëtuar me ne në klasën ekonomike Prishtinë-Vjenë dhe më pas nga Vjena në Bruksel. Sa kryeministra të Ballkanit Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesve në këtë mënyrë?”.

Hoti të enjten do të takohet me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë në takimet e rfillimit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat