Qytetari me Covid shëtitet lirshëm rrugëve, sulmohet fizikisht nga persona të panjohur

Aktuale

Qytetari me Covid shëtitet lirshëm rrugëve, sulmohet fizikisht nga persona të panjohur

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një person me Covid-19 nuk ka respektuar masën për vetizolim dhe i njëjti ka dalë në rrugë.

Por kjo dalje atij i ka kushtuar rëndë. Ai është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Policia njofton se personi me Covid-19 është dërguar në QKUK dhe ndaj tij është iniciuar lënda.

“Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat