Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar për situatën e fundit politike në vend.
''Karrika e deputetit, ministërit, kryeministërit e presidentit dhe të gjithë zyrtarëve institucional, këmbët i kanë të vendosura mbi gjakun, mundin dhe sakrificën e djemëve dhe vashave të UÇK-së'', ka shkruar Berisha, transmeton ''Bota sot''.
Postimi i plotë në Facebook
Karrika e deputetit, ministërit, kryeministërit e presidentit dhe të gjithë zyrtarëve institucional, këmbët i kanë të vendosura mbi gjakun, mundin dhe sakrificën e djemëve dhe vashave të UÇK-së!
Çdo keqpërdorim apo injorizim me këtë karrikë është mospërfillje e ADN së shtetit të Kosovës!
Zafa