Lajm i mirë: Bie numri i rasteve, 119 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Aktuale

Lajm i mirë: Bie numri i rasteve, 119 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 15:19
Foto Ilustrim

Një lajm i mirë vjen sot sa i përket situatës epidemiologjike në vend.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja pozitive me Covid-19 që është një shifër dukshëm më e ulët sesa e ditëve të fundit ku numri i të infektuarve e kalonte shifrën prej 200.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani i cili ka thënë se situata në Kosovë është më e qetë.

“Duke pasë parasysh që ditëve të fundit kemi pasë një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve të Covid-19, situata ka filluar të normalizohet, të jetë më e qetë dhe të jetë nën kontroll me gjurmimin e të gjitha rasteve të cilat janë gjurmuar në laboratorin e IKSHPK-së dhe që dalin nga klinikat e SHSKUK-së, spitaleve rajonale dhe të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare”.

“Më datën 14 korrik 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga QKUK-ja, gjurmimi i kontakteve në terren prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5237 nga  29 mijë e 60 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat