Cakaj takohet me Jasharin e Lladrovcin, thotë se sakrifica sublime e këtyre dy familjeve duhet të shërbejë si burim frymëzimi

Aktuale

Cakaj takohet me Jasharin e Lladrovcin, thotë se sakrifica sublime e këtyre dy familjeve duhet të shërbejë si burim frymëzimi

Nga: N. H Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:43
Lladrovci, Cakaj dhe Jashari

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari, dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci.

Cakaj tregon se kanë biseduar për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë.

Ministri Cakaj në fund shkruan se sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Ja shkrimi i tij:

Sot pata nderin e rrallë të pres Kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci, në një takim të përzemërt në Tiranë.

Biseduam për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë.

Po ashtu, theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat