Ish-mjeku i UÇK-së që u përball me Millosheviçin jep detaje nga intervistimi i Thaçit në Hagë

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së që u përball me Millosheviçin jep detaje nga intervistimi i Thaçit në Hagë

Nga: N. H Më: 15 korrik 2020 Në ora: 18:19
Hashim Thaçi

Liri Loshi, ish mjek i UÇK-së gjatë luftës, dhe njeriu që ishte si dëshmitarë në Hagë, për mas akrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviç, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar intervistimin e presidentit Thaçi në Hagë.

Ai thotë se ai që e ndien veten ushtar i UÇK-së, nuk duhet të hesht para asnjë pyetje, qoftë në hetuesi qoftë në sallën e gjyqit.

Sipas Loshit, ka informacione se Hashim Thaçi po iu përgjigjet pyetjeve, dhe se kjo sipas tij, është pozitivë.

Mirëpo, ish-mjeku UÇK-së thotë se Thaçi bëri gabim, që nuk dha dorëheqje nga posti i Presidentit para shkuarjes në Hagë.

Ja shkrimi i tij:

Gjithjë kam thënë se ai që e ndien veten ushtar i UÇK-së, nuk duhet të hesht para asnjë pyetje, qoftë në hetuesi qoftë në sallën e gjyqit, siç kanë bërë disa të akuzuar më parë. Lajmi se Hashim Thaçi po iu përgjigjet pyetjeve, është pozitiv. Por, lajmi tjetër se presidenti i Kosovës po akuzohet për krime të rënda të luftës, po tingëllon shumë rëndë dhe vrazhdë.

Është një gjë me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet mirë, as të ndihet krenar. Në botën e civilizuar politikanët dorëhiqen për gjera shumë më të vogla, në mënyrë që mbi institucionin që përfaqësojnë të mos pushojë ndonjë re e zezë për asnjë moment. Thaçi nuk e bëri këtë sakrificë për Kosovën. Unë mendoj se ai gaboi.

Sidoqoftë, është e drejtë e tij të zgjedh dhe uroj që edhe atij, edhe neve, të na dalë mirë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat