A do t`i bashkohen “partisë së re” të Vjosa Osmanit, flasin Mimoza Kusari dhe Fitim Uka

Aktuale

A do t`i bashkohen “partisë së re” të Vjosa Osmanit, flasin Mimoza Kusari dhe Fitim Uka

Nga: A.M. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 18:34
Vjosa Osmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka komentuar lajmet e fundit se do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe do t`i bashkohet partisë së re për të cilën thuhet se do të krijohet nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai në postimin e tij ka ironizuar duke etiketuar deputetët e tjerë të kësaj partie, Mimoza Kusarin, Fitore Pacollin dhe Arbërie Nagavcin.

Postimi i plotë:

Qenka zyrtarizuar “transferi” jonë në ekipën e re politike para disa ditësh, ama kanë harruar që të na pyesin paraprakisht ?.

Kështu që VVazhdojmë të vetëvendosim!

Ndërkaq, deputetja Mimoza Kusari ka konfirmuar se ende është pjesë e partisë Alternativa duke komentuar në postimin e Ukës.

Komenti i plotë:

Gjithmonë ka #Alternativë ?

Image
Komenti i Kusarit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat