Bekim Jashari jep një lajm të zi për Skenderajn

Aktuale

Bekim Jashari jep një lajm të zi për Skenderajn

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 20:01
Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka dhanë një lajm të zi për qytetarët kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka treguar se tashmë janë dy persona të cilët kanë vdekur nga Covid19 në këtë komunë.

Njëri sipas tij është nga Rezalla e tjetri nga Prekazi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me keqardhje ju njoftoj se në komunën tonë kemi dy vdekje nga COVID-19.

Viktima e parë ishte nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë, veteran i UÇK-së dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllime familjes Aruqi e Rushiti dhe miqëve të këtyre familjeve.

Qytetarë të nderuar, uroj që të mos kemi më viktima nga ky virus, kurse të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë.

Rreziku është ende evident, virusi mund të na marrë jetët tona, andaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmbahemi masave preventive.

Mbani maskat dhe distancën mes individëve!

Pa panik, por me kujdes të shtuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat