Bëhet e ditur, ja pse Presidenti Thaҫi po intervistohet aq gjatë

Aktuale

Bëhet e ditur, ja pse Presidenti Thaҫi po intervistohet aq gjatë

Nga: H.O. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 20:35
Hashim Thaci

Profesori dhe opinonisti, Binak Maxharraj në një prononcim të tij për “Bota sot” thotë se dosja e presidentit të vendit, Hashim Thaҫit po del të jetë e rëndë, andaj po zgjat aq shumë.

Ai thotë tutje se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se nuk ka nevojë të mbrohet nëpër gjykata, por sipas tij ‘dosja e tij paska qenë shumë e madhe, shumë e rëndë, voluminoze që duhet kaq shumë kohë për sqarime shtesë’.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

DOSJA E HASHIM THAÇIT PO DELË TE JETË E RENDË

SPO MUJNË ME I DALË NE FUND.

Sot mbaroi dita e tretë e intervistimit te Presidentit të Kosovës në Hagë.Aty e ka marrë edhe karrikën e Presidentit me vehte spse u frigesu se pa ja nxenë dikush deri sa te kethehet.

Mu për këtë aryse ate nuk pati kush ta detyroi te jepë doreheqje si i akuzuar siç bën bota e civilizuar,sepse dorehejën ai po e konsideron si kijamet për te.

Parashkuarjes ai deklaroi se po shkojë me e mbrojtë luftën e pastër te UÇK-se.Dhe vertetë kjo luftë ishte aq e paster sa qe nuk ka nevojë te mbrohet nepër gjykata,por individet e apostrofuar ne aktakuza duhet ta mbrojnë vehtën nese nuk janë sjellë mirë me këto vlera sublime te UÇK.

E çartrë si loti.

Për tri dite Presidenti Hashim Thaçi u intervistu ne Gjykatën Speciale ne Hagë,intervist e cila për këto tri ditë zgjati 18 orë,e cila do te vazhdoi edhe në ditet në vijim.

Si duket dosja e tij paska qenë shumë e madhe,shumë e rëndë,voluminoze qe duhët kaq shumë kohë për sçarime shtesë.

Interviste edhe pas tri diteve do te vazhdoi dhe nuk dihet se kur do te përfundoi.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Presidentit tonë nuk i dihet,ndoshta to ta mbajë pozitën e Presidentit edhe nese akuzohet aq shumë ështël e kapur për këtë pozitë.

Paj ndoshta ka marrë mësim nga Sami Lushtaku i cili edhe nga burgu e mbante pozitën e kryetarit ne Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat