Pse sipas analistit të njohur, Hashim Thaçi nuk duhet të japë dorëheqje nga posti i presidentit?!

Aktuale

Pse sipas analistit të njohur, Hashim Thaçi nuk duhet të japë dorëheqje nga posti i presidentit?!

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 23:06
Hashim Thaçi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, thotë se presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk duhet të jap dorëheqje ndonëse ka shumë arsye për ta bërë këtë gjë.

Paçarizi deklaroi se dorëheqja eventuale e Thaçit do të ishte pranim i shantazhit publik që po i bëhet me aktakuzën ende të pakonfirmuar nga Gjykata.

Paçarizi mes tjerash thotë se funksioni i presidentit tashmë mbetet i izoluar.

“Është e vërtetë që ekziston një aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, fakti që aktakuza ka të bëjë me kohën e luftës nuk mund ta arsyetoj rrethanën tjetër se ky është president”.

“Publikimi i aktakuzës ende pa u konfirmuar pamar parasysh se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen kudo që njerëzit do të kërkojnë në internet emrin e Kosovës apo presidentit të Kosovës do tu shfaqet se presidenti i Kosovës është i akuzuar për krime të luftës dhe ky është një dëm i madh edhe për vendin”.

“Thaçi dha ose jo dorëheqje është një person i izoluar tashmë, ai mund të vazhdoj të qëndrojë në postin e presidentit deri në shpalljen e vendimit të gjyqëtarit të procedurës paraprake që mund ta hedhë poshtë ose të kërkojë plotësim ose ta rrëzojë tërësisht aktakuzën e ngritur”.

“Nëse vazhdon të mbetet president do të jetë vetëm formalisht pasi do të jetë i izoluar tërëisht dhe vështirë se dikush do ta takojë Thaçin në këtë cilësi nga zyrtarët ndërkombëtar, prandaj edhe mundësia për ta ushtru funksionin e tij është shumë e kufizuar”.

“Dorëheqja eventuale do të ishte pranim i këtij shantazhi publik që është bë sepse aktakuza është shpall dhe është arsyetuar në një mënyrë shumë të kontestueshme në një moment kur Thaçi po udhëtonte drejtë Washingtonit për të nisur procesin e dialogut që konsiderohej shumë i rëndësishëm sidomos për shkak të komponentës ekonomike që pritej të bëhej atje dhe ku u minu një proces i tërë i dialogut atje”.

“Nuk mendoj se Thaçi duhet të jap dorëheqje ndonëse ka shumë arsye për ta bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat