Pacienti me coronavirus nga spitali: S’kam besuar në këtë virus, qenka armik i fshehtë

Aktuale

Pacienti me coronavirus nga spitali: S’kam besuar në këtë virus, qenka armik i fshehtë

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 00:56
Pacienti me coronavirus

Një nga tetë pacientët e prekur me coronavirus, i shtrirë në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë, ka thënë se personalisht nuk ka besuar se ky virus ekziston derisa është infektuar.

Në një prononcim, ai ka thënë se problemet kryesore që ia ka shkaktuar Covid-19 janë pengesa në frymëmarrje dhe temperatura e lartë.

“Nga e shtuna jam kështu, tash jam më mirë. Me frymëmarrje kam problem që dy-tre ditë”, është shprehur ai.

“Armik i fshehtë ishte, nuk kam besuar as unë, por tash besoj se më ka zënë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat