“Fshesa” e Agim Veliut- Largohet nga detyra shefi i IPK-së, që ishte emëruar nga Sveçla, emërohet i riu!

Aktuale

“Fshesa” e Agim Veliut- Largohet nga detyra shefi i IPK-së, që ishte emëruar nga Sveçla, emërohet i riu!

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:04
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka larguar ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor, Exhevit Zuka.

Numri një i MPB-së ka shfuqizuar vendimin e datës 23 prill të këtij viti, të marrë nga ish-ushtruesi i detyrës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pas shkarkimit të ish-kryeshefes, Miradije Kelmendi nga kjo pozitë, e caktoi Zukën ushtrues detyra.

Shef i ri i IPK-së mësohet se është emëruar Kushtrim Hoda. 

Image
Kushtrim Hoda
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat