Përballja e ashpër, Melihate Tërmkolli i thotë Tomë Gashit “a po ndalesh, a duhet me të ndal”, ja reagimi i Gashit

Aktuale

Përballja e ashpër, Melihate Tërmkolli i thotë Tomë Gashit “a po ndalesh, a duhet me të ndal”, ja reagimi i Gashit

Nga: N.Sh Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:23
Melihate Tërmkolli dhe Tomë Gashi

Një përballje e ashpër është zhvilluar mbrëmë në një emision televiziv, ku ishin të ftuar Melihate Tërmkolli nga LDK-ja, Tomë Gashi avokat dhe Faton Klinaku nga OVL-UÇK, shkruan gazeta “Bota sot”.

Gjatë debatit për Gjykatën Speciale ku është folur dhe për vrasjet e cilësuara politike, atmosfera ishte pak më e nxehtë aty.

Në një moment ishte duke folur Melihatja, ndërhynë Tomë Gashi, ndërsa Tërmkolli ishte e ashpër pasi e ndërpreu gjatë fjalës së saj.

“Tomë, a po ndalesh, a duhet me të ndalë”, tha ajo.

Tërmkolli tha se me u kthye përsëri në vitin 2015 përsëri ata deputetë e kishin votuar Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat