Haradinaj-Stublla: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme

Nga: B.F Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:07
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi të saj në “Facebook” ka shkruar se është përtej skandalit diplomatik dhe provokim pritja e Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi, bërë Vuçiqit me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë,transmeton “Bota sot”.

Sipas saj projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

Postimi i plotë:

Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim - pritja e Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi, bërë Vuçiqit me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane.

Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

Këtë duhet t’a ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme.

Kosova e 17 Shkurtit nuk preket!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat