Ministria tregon se kur rifillon testimi teorik dhe praktik për patentë shofer

Aktuale

Ministria tregon se kur rifillon testimi teorik dhe praktik për patentë shofer

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 10:07
Ilustrim

Për katër muaj rresht, asnjë kandidat nuk ka mundur të hyjë në provimin teorik dhe praktik për marrjen e patentë shoferit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Pas tërë kësaj pritje, Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për të rifilluar me mbajtjen e testimeve.

Data kur pritet të rinisin testimet e kandidatëve fillon nga 20 korriku.

E gjithë procedura do të mbahet duke respektuar tërësisht masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK.

Në vendimin më poshtë, të cilin e kanë shpërndarë autoshkollat mund të informoheni saktë sesi është planifkuar mbajtja e testimeve.

Image
Vendimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat