Zëvendësministri Dreshaj uron Merkel me rastin e ditëlindjes, ky është urimi i veçantë i tij

Aktuale

Zëvendësministri Dreshaj uron Merkel me rastin e ditëlindjes, ky është urimi i veçantë i tij

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 15:08
Angela Merkel

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, ka uruar për ditëlindje kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Dreshaj e ka vlerësuar lart figurën e Merkel duke e quajtur mike të madhe të Kosovës.

“Kosova poashtu ka qenë me fat që Merkel ka qenë lidere e Gjermanisë në 15 vite dhe jemi falëndërues për ndihmën e vazhdueshme nga shteti më mik evropian që kemi.”

Urimi i plotë i Dreshajt:

Sot feston ditëlindjen e 66-të Frau.Angela Merkel. Kancelarja e zonja arriti që për 15 vite në krye të kësaj detyre ta rris fuqinë ekonomike e politike të Gjermanisë në nivele më të larta globale.

Zonja e hekurt vazhdon të jetë model i politikbërjes kudo në Evropë dhe botë.

Kosova poashtu ka qenë me fat që Merkel ka qenë lidere e Gjermanisë në 15 vite dhe jemi falëndërues për ndihmën e vazhdueshme nga shteti më mik evropian që kemi.

Frau Merkel është dhe do të mbetet gjithmonë sinonim i fuqisë së gruas dhe një motiv për secilën grua në të drejtën e përfaqësimit dhe punës së denjë.

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat