Ministri Zemaj ngushëllon familjen dhe Policinë e Kosovës për vdekjen e Ilir Gjokaj

Aktuale

Ministri Zemaj ngushëllon familjen dhe Policinë e Kosovës për vdekjen e Ilir Gjokaj

Nga: E.B Më: 17 korrik 2020 Në ora: 21:27
Armend Zemaj dhe Ilir Gjokaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ilir Gjokaj.

Zemaj ka shkruar se të gjithë institucionet po punojnë për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se Policia e Kosovës po jap një kontributë të jashtëzakonshëm, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve dhe shërbimeve të vendit tonë. Në këtë betejë të vështirë një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke e dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar katër mijë pjesëtarë të saj për të përkrahur institucioinet shtetërore në zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe në ruajtje të shëndetit të popullatës. Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së dhë një nga ta, miku im polici Ilir Gjokaj që ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës ka humbur betëjen me virusin. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Policisë së Kosovës për këtë humbje të pakompensueshme, duke bashkëndjerë me ta në këto momente të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat