Qindra qytetarë e pritën Thaçin në Morinë, vjen reagimi i presidentit

Aktuale

Qindra qytetarë e pritën Thaçin në Morinë, vjen reagimi i presidentit

Nga: E.B Më: 17 korrik 2020 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë nga Haga.

Shumë qytetarë kanë dalur në pikën kufitare në Morinë për ta pritur kthimin e presidentit Thaçi i cili për katër ditë me radhë u intervistua nga prokurorët e Gjyjatës Speciale në Hagë, lidhur me pretendimet për krime lufte, shkruan “Bota Sot”.

Për këtë Thaçi ka shkruar një postim në rrjete sociale, ku i ka falenderuar të gjithë, dhe ka thënë se është kohë e vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë.

Postimi i Plotë:

Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat