Kush janë Valon Lluka dhe Xhafer Recaj, njëri dorëzoi e tjetri pranoi 246 mijë e 528 marka gjatë luftës?

Aktuale

Kush janë Valon Lluka dhe Xhafer Recaj, njëri dorëzoi e tjetri pranoi 246 mijë e 528 marka gjatë luftës?

Nga: N.Sh Më: 18 korrik 2020 Në ora: 09:18
Marka gjermane

Familja e Haki Imeri, veprimtarit të vrarë të LDK-së, po vazhdon ende të boton dokumente që kanë të bëjnë me shifra edhe miliona euro, të cilat janë shpërndarë nga Qeveria e përkohshme e Bujar Bukoshit gjatë kohës së luftës.

Në dokumentin e publikuar sot, janë dy personazhe të reja, e që për publikun nuk janë aspak të njohur.

Valon Lluka e Xhafer Recaj, janë këta dy persona që njëri ka dorëzuar e tjetri ka pranuar një shumë të madhe parash.

Vlera e kësaj shume është 246 mijë e 528 marka gjermane.

Postimi i plotë:

Në këtë dokument po duket se paratë i ka dorëzuar; Valon Lluka dhe i ka pranuar; Xhafer Racaj.

Çfarë kompetencash mund të kenë patur këto dy personazhe të cilat nuk janë të njohura për publikun në aspektin e aktivitetit për çlirim të Kosovës.

Apo ka diçka më interesante në këto ngjarje ku djersa e qytetarit (mërgimtarit) është shpërdoruar pa mëshire për hesape të luftës kinse, por realisht po rezultojnë që kanë përfunduar në xhepa personazhesh "atdhetare".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat