“Rastet e krimeve të rënda”, biografia e gjyqtarit nga Kosova që vdiq sot!

Aktuale

“Rastet e krimeve të rënda”, biografia e gjyqtarit nga Kosova që vdiq sot!

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 12:27
Shashivar Hoti

Në orët e hershmë të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë gjyqtari i njohur, Shashivar Hoti. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmuan familjarët.

Por, cila ishte biografia e tashmë të ndjerit, Shashivar Hoti?

Ai ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë .

Kishte diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, ndërsa provimin e jurisprudencës e kishte kryer në vitin 2006 në Prishtinë.

Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Lipjan në periudhën prej vitit 2001-2002, gjithashtu ka punuar edhe si referent i lëndëve civile në Gjykatën Komunale në Lipjan në periudhën e viteve 2002 deri 2010.

Në Gjykatën Komunale në Lipjan ka punuar edhe si administrator në periudhën prej 2010 – 2012 .

Me datë 28.08.2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Lipjan ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012.

Nga data 01.01.2013 Shasivar Hoti ishte emëruar gjyqtar në Departamentin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.

Nga muaji janar 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë karrierës së tij si gjyqtar në Krime të Rënda, Hoti kishte ndarë drejtësinë për rastet e profileve të larta.

Rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj

Image
Sali Mekaj

Rastin e Bajram Pajazitit, vëllait të heroit Zahir Pajaziti, i cili akuzohej përkeqpërdorim të detyrës.

Image
Bajram Pajaziti

Rastin e Sami Lushtakut për arratisjen nga QKUK-ja

Image
Sami Lushtaku

Rastin e aferës “Pronto”

Image
Rastin e aferës “Pronto”

Rastin e Enver Sekiraqes

Image
Enver Sekiraqa

Rastin e deputetit Naser Osmani. etj… 

Image
Naser Osmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat