498 pacientë me COVID-19 nëpër spitale, 260 me oksigjenoterapi

Aktuale

498 pacientë me COVID-19 nëpër spitale, 260 me oksigjenoterapi

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 16:01
Valbon Krasniqi

Drejtori i ShSKUK’së, Valbon Krasniqi ka njoftuar se 498 pacientë janë të hospitalizuar në QKUK dhe spitalet rajonale të Kosovës të cilët janë duke u trajtuar të konfirmuar ose që janë duke pritur rezultatet për Covid-19.

Krasniqi ka thënë se 498 pacientët e hospitalizuar, rreth 260 janë në oksigjeno-terapi.

“Nga 498 pacientë,  225 i kemi në klinikat e QKUK’së dhe 275 nëpër spitalet regjionale, gjendja e tyre është e rënduar 35 të kyqur në respiratorë, 13 të intubuar dhe 22 me metoda të tjera jo invazive të frymëmarrjes së asistuar dhe gjendjen e tye e vlerësojmë si kritike, kemi rreth 260 pacientë të cilët janë në oksigjeno-terapi të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat