Publikohet video: Dikur ishte truprojë e Hashim Thaçit, sot e akuzon rëndë për vrasje e...

Aktuale

Publikohet video: Dikur ishte truprojë e Hashim Thaçit, sot e akuzon rëndë për vrasje e...

Nga: BS Më: 18 korrik 2020 Në ora: 16:49
Hashim Thaçi

Ish agjenti i SHIK-ut dhe ish ushtar i UÇK-së, Naim Miftari, njihet si një ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidenti aktual, Hashim Thaçit. 

Madje shumë herë ai ka drejtuar gishtin ndaj Thaçit për shumë vrasje të cilat kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Por, Miftari përmes një video të publikuar në facebook ka treguar se si në të kaluarën ka qenë sigurim i Hashim Thaçit, për të cilin thotë se e tradhtoi UÇK-në. 

“Unë Naim Miftari -Demobilizimi K-90 kur siguronim ardhjen e Hashim Thaçit i cili na tradhtoj UÇK-në po atë ditë edhe pse na kishte tradhtuar qysh nga fillimi i luftës”, ka shkruar në përshkimin e videos së postuar. 

Po ashtu, Miftari vazhdimisht ka hedhur akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit .

“Amnistia në heshtje e kësaj gjykate politike ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, dikur lider i UÇK-së, Alfa e Omega e deformimit të luftës tonë të shenjt, bashkë me disa vartës të tij servil, që ishin pjesë e UÇK-së, të cilët e kanë keqpërdor luftën dhe uniformen e shenjt të UCK-së, kan keqëperdor fondet e luftes duke vrarë, eliminuar e shantazhuar veprimtarë politik që ishin konkurrent seriozë të brendshëm gjatë dhe pas lufte (ku të gjitha viktimat ishin atdhetar komandant e gazetar të shquar shqiptarë), Alfa dhe Omega e dhjetëra luftëtarëve të zhdukur të gjithë atdhetarëve dhe prijësve të luftës shqiptare, Alfa Omega e krimit të organizuar e të plaçkitjeve të fondeve të luftës, përçarjes së luftës, Alfa Omega dora e zgjatur e disa shërbimeve sekrete armiqësore anti_ shqiptare… e qindra krime të tjera.Këto dobësi, në krahasim me krimet e projektuara nga kisha dhe Akademia serbe dhe të zbatuara nga ushtria e policia çetnike, janë të pakrahasueshme , të izoluara dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë, sepse janë kryer, zakonisht, nga individ të pa informuar, të paditur dhe të pa përgjegjshëm. Pra, vetëm vrasjet politike gjatë dhe paslufte, kanë ndodhur si rezultat i eliminimeve të kundërshtarëve politik, të inskenuara dhe urdhëruara nga Hashim Thaçi dhe shtabi i Përgjithshëm i Rognerit në Tiranë“, kishte thënë ndër tjerash kohë më parë agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook ku kishte bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarin në Gjykatën Speciale.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu: https://www.facebook.com/naim031/videos/1017945638232005/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat