Valdete Bajrami ngushëllon familjet e tre të vdekurve nga COVID-19 sot në Gjilan

Aktuale

Valdete Bajrami ngushëllon familjet e tre të vdekurve nga COVID-19 sot në Gjilan

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 23:24
Valdete Bajrami

Zv.ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valdete Bajrami, ka ngushëlluar familjarët që humbën jetën me COVID-19.

Në një shkrim të saj, zv.ministrja Bajrami, ka thënë se sot në Gjilan, kanë humbur jetën tre qytetarë të prekur me COVID-19, ku i ka ngushëlluar familjet.

Ajo ka bërë lutje për kujdes dhe të dëgjohen këshillat nga IKSHPK.

Shkrimi i plotë nga Valdete Bajrami:

Sot në Gjilan humbëm edhe tre qytetarë nga Virusi/COVID 19. Ngushllimet më të sinqerta gjithë familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë betejë të rënd.
Prandaj, të gjithë duhet të jemi të kujdeshëm dhe t’i përmbahemi rregullave të ISHPK-së po ashtu dhe të kujdesemi për vete dhe të afërmit tanë.

Mbaje MASKËN!
Mbaje DISTANCEN!
Shpëto JETË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat