Haziri dhe Osmani kundër Hotit, Qorrolli: Profiterët e LDK-së nuk e godasin kupolën

Aktuale

Haziri dhe Osmani kundër Hotit, Qorrolli: Profiterët e LDK-së nuk e godasin kupolën

Nga: A.Zh Më: 19 korrik 2020 Në ora: 16:20
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, ka thënë se dy zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, kanë dalë kundër qeverisë së udhëhequr nga bashkëpartiaku i tyre Avdullah Hoti.

Qorrolli ka thënë se profiterët e LDK-së e kanë zakon t’i godasin të pavarur dhe kritikuesit e vendimeve të tyre, por jo edhe kupolën, përcjell Bota sot.

Reagimi i Qorrollit në Facebook:

Dy eksponentë të lartë të LDK’së (Haziri dhe Osmani) kundër politikave të qeverisë së udhëhequr nga partia e tyre, prej një nënkryetari të votuar elektronikisht (me e-mail) — kryeministrit Hoti.

Ortodoksia dhe profiteret e LDK’së e kanë zakon me i godit’ të pavarurit dhe kritizerët e vendimeve të saj — por jo edhe kupolen.

Kingji i butë i thith dy nana, thotë një proverb i lashtë — por LDK e rrëzon këtë teori, i thith të gjitha nanat e mundshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat