Lufta ndaj Covid-19: Themelohet Bordi Këshillëdhënës, në krye Lul Raka

Aktuale

Lufta ndaj Covid-19: Themelohet Bordi Këshillëdhënës, në krye Lul Raka

Nga: B.F Më: 20 korrik 2020 Në ora: 14:42
Armend Zemaj

Ministri I shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi të tij në “Facebook” ka bërë të ditur se sot ka themeluar Bordin Këshillëdhënës për luftën kundër Covid 19,me kryesues Lul Raka.

Ai ka thënë që këtë bord do ta përbëjnë njëmbëdhjet antarë,të cilët janë: mjekë, studiues,figura profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme ,transmeton “Bota sot”.

Sipas tij të gjitha propozimet nga ky bord do të vlerësohen dhe rekomandohen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/ IKSHP sipas legjislacionit në fuqi.

Postimi i plotë:

Themelova Bordin Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues.

Një elitë mjekësh, studiuesish, shkencëtarësh dhe figurash profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme do të përbëjnë këtë bord prej njëmbëdhjetë anëtarësh.

Këta vijnë nga fusha të ndryshme si: epidemiologjia, mikrobiologjia, praktika klinike, shëndetësia publike, shkenca e sjelljes, menaxhimi i krizave, mbrojtja civile, komunikimi, ekspertë vendor dhe ndërkombëtar.

Bordi nuk do të jetë vetëm si dekor në këtë luftë, por organ profesional këshillimor për Ministrin e Shëndetësisë.

Do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë këshilla të shpejta profesionale, me azhurnime të risive shkencore, opinione, parashikime, formulime të masave të reagimit, identifikim të mangësive për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e Covid19, rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19.

Të gjitha propozimet nga ky bord do të vlerësohen dhe rekomandohen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/ IKSHP sipas legjislacionit në fuqi.

Përballja jonë me virusin mbetet e pakompromis ! Nuk do të zmbrapsemi! Së bashku do të triumfojmë!

Mbajeni masken!

Ruaje higjienën!

Respekto distancën sociale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat