Pacolli reagon ndaj Hotit: Për interesat e Vuçiqit dhe Thaçit, hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Aktuale

Pacolli reagon ndaj Hotit: Për interesat e Vuçiqit dhe Thaçit, hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Nga: E.B Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:35
Fitore Pacolli

Deputetja nga rradhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar në rrjete sociale, ser heqja dorë heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja përbën një akt të paprecedent.

Pacolli kujton vitin 2012 dhe shkruan se Thaçi dhe Edita Tahiri reduktuan Republikën e Kosovë në Kosovo*.

Deputetja, gjithashtu ka thënë se tani në 2020 Thaçi dhe Hoti, apo siç e quan ajo “këlyshi i tij”, për intresa të Vuçiqit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësimin në organizata kombëtare, shkruan “Bota Sot”.

Tutje, Pacolli ka komentuar edhe deklarimin e Daçiqit.

Postimi i potë:

Drejt në fusnote të dytë...

Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja përbën një akt të paprecedent në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Heqja dorë edhe pa afat nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja rrezikon të bëhet një fusnotë e dytë që do të përcjell Kosovën edhe për shumë vite tjera.

Në vitin 2012, Thaçi dhe e deleguara e tij në dialog, Edita Tahiri, reduktuan Republikën e Kosovë në Kosovo*. U tha se fusnota do të shkrihet si një fluskë bore e cila asjëherë nuk u shkri përkundër verave të nxehta dhe dimrave të butë.

9 vjet pas, qershor 2020, Thaçi dhe këlyshi tij Hoti bënë një hap tutje. Për interesat e Vuçiqit dhe shefit të tij Thaçit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare sic e tha “deri me datë 27 qershor 2020”. Sot jemi 20 korrik 2020 por nuk ka akoma asnjë deklarim nga asnjëri rreth këtij pezullimi.

Dje, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “Prishtina … është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”. Ai konfirmoi se edhe Serbia ka pezulluar fushatën për çnjohjen e Kosovës ani pse ai po vazhdon të falenderoj shtetet që janë kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës. Më 26 qershor, Daçiqi falenderoi Algjerinë. Por, në fund të fundit, pse do të vazhdonte Serbia me një fushatë të tillë kur Qeveria ilegale e Kosovës po bënë me zell punën e Serbisë “në shenjë të vullnetit të mirë”?!

Deklarimi i Ivica Daçiqit vuri në pah dy gjëra: 1) se heqja dorë  nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk paska afat; dhe 2) Kryeministri ilegal nuk qenka zotuar të heq dorë vetëm nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare por edhe nga angazhimi për njohje të reja të shtetit të Kosovës.

Pas gjithë kësaj z. Hoti e ka obligim të jap sqarim se deri kur vlenë pezullimi? A është hequr dorë vetëm nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare apo edhe nga njohjet e reja?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat