Armend Zemaj ka vizituar Klinikën e Pumologjisë

Aktuale

Armend Zemaj ka vizituar Klinikën e Pumologjisë

Nga: E.R Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:12
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Pumologjisë dhe Shërbimin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

''Është shumë me rëndësi që në këtë periudhë të ngarkesës së madhe të personelit shëndetësor me trajtimin e rasteve me Covid-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera, që t’i mbështesim ata si institucione, ndërsa nga qytetarët kërkohet kujdes edhe më i madh me qëllim që puna e tyre mos të rëndohet'', ka shkruar Zemaj, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Vizitova sot Klinikën e Pulmologjisë dhe Shërbimin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku u njoftova me punën që bëhet aty, angazhimin dhe sfidat që i ka personali shëndetësor në menaxhimin e pacientëve me patologji të ndryshme.
Është shumë me rëndësi që në këtë periudhë të ngarkesës së madhe të personelit shëndetësor me trajtimin e rasteve me Covid-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera, që t’i mbështesim ata si institucione, ndërsa nga qytetarët kërkohet kujdes edhe më i madh me qëllim që puna e tyre mos të rëndohet.
Solidariteti për njëri-tjetrin nënkupton zbatimin me përgjegjësi të masave të ndërmarra dhe rekomandimeve të dhëna nga profesionistët shëndetësor.

#Mos u shliro!
#Respekt për mantelbardhët!
#Ruaje veten dhe të tjerët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat