Rritja e rasteve, Haradinaj: Alarmante, mund të na shpie në kolaps total të sistemit shëndetësor, ekonomik dhe social

Aktuale

Rritja e rasteve, Haradinaj: Alarmante, mund të na shpie në kolaps total të sistemit shëndetësor, ekonomik dhe social

Nga: A.SH Më: 22 korrik 2020 Në ora: 06:27
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, me rastin e rritjeve të rasteve nga koronavirusi, ka thënë se rrezikojnë mbylljen e mëtejme të kufijve ndërkombëtar për qytetarët dhe diasporën tonë.

Postimi në Facebook:

Kosova po kalon fazën më të trishtë në përballjen me Covid-19!

Rritja e numrit të të prekurve dhe vdekjeve nga kjo pandemi, është alarmante dhe situatë që mund të na shpie në kolaps total të sistemit shëndetësor, ekonomik dhe social.

Raportimet dhe listat ndërkombëtare që pasqyrojnë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë në bartje të virusit rrezikojnë mbylljen e mëtejme të kufijve ndërkombëtar për qytetarët dhe diasporën tonë.

Është momenti i fundit, për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi, karshi mbrojtjes së shëndetit për veten dhe të tjerët.

Mbani maskën!

Mbani distancën dhe higjienën! Respektoni masat restriktive të vëna nga institucionet shëndetësore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat