Analisti i tregon arsyet përse nuk bënë të ndërtohet Xhamia në Prishtinë

Aktuale

Analisti i tregon arsyet përse nuk bënë të ndërtohet Xhamia në Prishtinë

Nga: E.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Mehmeti ka treguar se nuk është kundër xhamisë e as ndonje objeti tjetër fetar.

Mirëpo, Mehmeti ka thënë se në rastin e Xhamisë në Prishtinë nuk pajtohet, shkruan “Bota Sot”.

Mehmeti ka treguar arsyet pse është kundër, ku ka thënë se ka të bëjë me anën ekonomike, dhe kjo sipas tij, Turqia mendon që të shtrijë ndikimin e saj në Evropë duke dominuar tek shqiptarët.

Postimi i plotë:

Meqense me eshte kerkuar mendimin per fillimin e ndertimit te Xhamise se Madhe ne Prishtine, do te jap mendimin tim.

 Fillimisht te sqarohemi, nuk jam kunder xhamise, as kunder asnje ndertimit te cilitdo objekt fetar.

Mirepo, ne rastin konkret nuk jam pro ndertimit te xhamise per dy arsyje. Se pari ka te bej me anen ekonomike, te ndertosh 35 milion euro objekt fetar ne nje kohe pandemie, ku njerezit po luftojne per mbijetese, me duket luks.

Se dyti, sponzorimimi i kesaj Xhamie nga Turqia, perkatesisht Erdogani, edhe ate ne Diten e Puqit ushtarak ne Turqi,  shperfaq prapavijen politike te saj.Turqia meton qe te shtrije ndikimin e saj ne Evrope, dhe ate duke dominuar tek shqiptaret, te cilet i sheh si celes te shtrirjes se saj. Derisa ne Serbi nderton fabrika, tek ne nderton xhamia. Kujt do i hyjne ne pune keto xhamia me rinine qe po iken jashte ne mungese te vendeve te punes ???.

Kemi nevoje per pune, per mbijetese, pastaj edhe xhamiat e kane vendin e tyre, pse jo, por jo ne kete menyre, dhe ne kete  moment, ku lufta per mbijetese eshte me aktuale se kurre..kaq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat