Bytyçi: A mos keni ende frikë nga Serbia dhe veglat e saj në Prishtinë e Tiranë?

Aktuale

Bytyçi: A mos keni ende frikë nga Serbia dhe veglat e saj në Prishtinë e Tiranë?

Nga: G.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:16
Enver Bytyçi

Profesori Enver Bytyçi ka thënë se sot në 10 vjetorin e vendimit të GJDN-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës, parlamenti i Kosovës, MPJ, organet e drejtësisë Akademia e Shkencave dhe Arteve në Kosovë, organizatat jo qeveritare, institutet, të kishin organizuar dhjetëra veprimtari shkencore, akademike e përkujtimore, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se presidencën nuk e përmendi, pasi është filial i presidencës serbe në Kosovë.

Bytyçi ka pyetur se a kanë ende frikë nga Serbia dhe veglat e saj në Prishtinë e Tiranë.

Postimi i tij i plotë:

Sot do të duhej që qeveria e parlamenti i Kosovës, ministria e Jashtme, organet e drejtësisë, universitetet, Akademia e Shkencave dhe Arteve në Kosovë, organizatat jo qeveritare, institutet, të kishin organizuar dhjetra veprimtari shkencore, akademike e përkujtimore për dhjetë vjetorin e Vendimit të Gjykatës së Drejtësisë në Hagë për njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës!

Sa për presidencën nuk e përmenda se ajo është filial i presidencës serbe në Kosovë!

Pse kaq indiferentë xhanëm?! A mos keni ende frikë nga Serbia dhe veglat e saj në Prishtinë, Tiranë e gjetkë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat