Miftaraj: LDK dhe AAK po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë

Aktuale

Miftaraj: LDK dhe AAK po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë

Nga: E.R Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:44
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, nga IKD përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj Qeverisë.

’’Sot Qeveria ka marr vendim për themelimin e nje grupi punues për reforma në Drejtësi, dmth aq janë të padijshëm, aq po këmbëngulin me vazhdu me kap sistemin e drejtësisë, me shkatërru sistemin e drejtësise, sa propozojnë reforma në drejtësi, e reforma është e gatshme, është e përfunduar’’, ka shkruar Miftaraj, transmeton ’’Bota sot’’.

Ai më tutje ka thënë se LDK dhe AAK janë me mision të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

Postimi i plotë në Facebook

Ri-shikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë është tashmë në fazën finale.

Ministria e Drejtësisë është duke hartuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit në Kosovë, për herë të parë nga pas lufta. Kjo strategji përbën reformën më substanciale në 20 vitet e fundit, me pjesëmarrje te të gjitha grupeve të interesit (KGJK, KPK, MD, MPB, Polici, AAK, shoqëri civile, US Embassy, UK Embassy, EU office, USAID), etj etj.

Sot Qeveria ka marr vendim për themelimin e nje grupi punues për reforma në Drejtësi.

Dmth aq janë të padijshëm, aq po këmbëngulin me vazhdu me kap sistemin e drejtësisë, me shkatërru sistemin e drejtësise, sa propozojnë reforma në drejtësi, e reforma është e gatshme, është e përfunduar.

Me miliona Euro janë pagu nga partneret ndërkombëtare për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

LDK dhe AAK me mision shkatërrimin e sistemit të drejtësisë. 

Vettingun spo e përmendi fare, sepse ky proces nuk guxon dhe nuk duhet në asnjë rrethanë mu realizu në kohën kur këto dy parti janë në pushtet. 

Mjerim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat