Melihate Tërmkolli: Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!

Aktuale

Melihate Tërmkolli: Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!

Nga: G.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:36
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Kosova është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë, por për politikanët nuk ka mjaftueshëm xhami, përcjell Bota sot.

Përmes një shkrimi, ai ka thënë se këta “politikanë” po i konfirmojnë popullit tonë dhe krejt botës se jemi edhe më keq se që ka propaganduar Serbia kundër shqiptarëve për më tepër se një shekull.

Ajo ka thënë se është kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!

Postimi i saj i plotë:

Melihate Tërmkolli

Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!

Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë! Për besimtarët dhe fetarët, pra, ka mjaftueshëm xhami. Veç për politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit dhe bëjnë punën e tij, nuk ka mjaftueshëm Xhami.

Këta “politikanë” po i konfirmojnë popullit tonë dhe krejt botës se jemi edhe më keq se që ka propaganduar Serbia kundër shqiptarëve për më tepër se një shekull. Këta nuk kultivojnë as nuk mbrojnë asnjë vlerë tonën kombëtare, as politike as kulturore. Turkoshakë e anadollakë!

Kohë e zuzarëve është kjo, jo e atdhetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat