Pacolli kujton momentin historik që fuqizoj kauzën e Kosovës për liri dhe pavarësi

Aktuale

Pacolli kujton momentin historik që fuqizoj kauzën e Kosovës për liri dhe pavarësi

Nga: E.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:51
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ditën kur Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vulosi pavarësinë e Kosovës në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Pacolli, ka thënë se ishte një moment historik që e fuqizoj kauzën e Kosovës për liri dhe pavarësi, shkruan “Bota Sot”.

Behgjet Pacolli ka shkruar se kjo ngjarje historike duhet të shërbej si motiv për shtetin tonë të permbyll integrimin në bashkësinë ndërkombëtare duke u bërë anëtare e OKB, NATO dhe BE.

Postimi i plotë:

Sot është 10 vjetori i opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organi më i lartë gjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që vulosi pavarësinë e Kosovës në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ky ishte një moment historik që fuqizoj kauzën e Kosovës për liri dhe pavarësi dhe betonizimin e vendit të një anëtari të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Sot kjo ngjarje historike duhet të shërbejë si motiv për shtetin tonë të përmbyll integrimin e në bashkësinë ndërkombëtare duke u bërë anëtare e OKB, NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat