Haradinaj: Të gjitha bashkësitë fetare duhet t'i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta

Aktuale

Haradinaj: Të gjitha bashkësitë fetare duhet t'i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta

Nga: E.R Më: 22 korrik 2020 Në ora: 17:44
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, ka reaguar përmes një postimi të bërë në Facebook në lidhje me protestën e sotme në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet.

Haradinaj ka thënë ndër të tjera se si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot.

Ai ka shkruar se të gjitha bashkësitë fetare duhet t'i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, vëllazërisë e solidaritetit mes nesh. Të bashkuar i kemi kaluar të gjitha sfidat që na solli historia. Ashtu duhet të vazhdojmë edhe më tutje, transmeton ’’Bota sot’’

Postimi i plotë në Facebook

Populli shqiptar gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës vëllazërore të besimeve të ndryshme. Asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë.

Si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot. Të gjitha bashkësitë fetare duhet t'i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, vëllazërisë e solidaritetit mes nesh. Të bashkuar i kemi kaluar të gjitha sfidat që na solli historia. Ashtu duhet të vazhdojmë edhe më tutje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat