Thaçi, Mustafa, Veseli e Haradinaj mbështetën ndërtimin e xhamisë, as një fjalë nga Hoti, Kurti e Osmani

Aktuale

Thaçi, Mustafa, Veseli e Haradinaj mbështetën ndërtimin e xhamisë, as një fjalë nga Hoti, Kurti e Osmani

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 09:23
Foto

Dje u zhvilluar një protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, e organizuar nga ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së dhe UÇK-së, Binak Gashi.

Si arsyetim për këtë protestë ai ka dhënë financimin e xhamisë nga Turqia, duke thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por ”histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.

Por disa qytetarë të tjerë dolën kundër organizimit të kësaj proteste, duke e mbështetur fuqishëm ndërtimin e xhamisë, çka ngjalli edhe tensione mes dhjetëra personave.
Lidhur me protestën e djeshme, konkretisht ndërtimin e xhamisë u deklaruan disa nga krerët e shtetit, por jo të gjithë.

Presidenti Hashim Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dolën me qëndrime pro ndërtimit të xhamisë.

Presidenti Hashim Thaçi, thotë se askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.

Ndërsa Isa Mustafa tha “pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, kur jemi 95 përqind myslimanë”.

Edhe Kadri Veseli doli pro ndërtimit të xhamisë me ç’rast deklaroi kombi ynë shqiptar është i veçantë dhe ka diversitetin fetar e kulturor, ndërsa uroj që muslimanët e Kosovës ta gëzojnë Xhaminë qendrore dhe siç tha e të luten për shtetin dhe të mirën e popullit tonë.

Edhe Ramush Haradinaj mbështeti ndërtimin e xhamisë ku përmes një postimi në Facebook tha se “asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë”.

Për dallim nga të lartcekurit, asnjë fjalë lidhur me protestën e djeshme për xhaminë nuk e kanë thënë kryeministri Avdullah Hoti, kryekuvendarja Vjosa Osmani dh eish-kryeministri Albin Kurti.

Hoti postimin e fundit në rrjetet sociale e ka bërë se si duhet kujdesur për t’u mborjtur nga coronavirusi, ku ka publikuar një vide.

Kryekuvendarja Osmani postim të fundit ka shpërndarjen e një video ku ka qenë së fundmi e ftuar në një emission telelviz, kurse Kurti dje ka postuar një postim në Facebook lidhur me 10 vjetorin e mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND).

Kreu i Partisë FJALA, përmes një shkrimi në Facebook ka përmendur mbështetjen që Thaçi, Mustafa, Veseli e Haradinaj i dhanë ndërtimit të xhamisë, si dhe heshtjen e Kurtit.

“Nuk e kisha besu që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj me dalë në mbrojtje të xhamisë qëndrore, ndërsa Albin Kurti me heshtë! Mirë ka thënë Qumili: kjo dynje dallap dallap…”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat