Edhe vëllai i Jakup Krasniqit është prekur nga koronavirusi, djali i tij jep detaje

Aktuale

Edhe vëllai i Jakup Krasniqit është prekur nga koronavirusi, djali i tij jep detaje

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:05
Jakup Krasniqi

Agim Krasniqi, vëllai i politikanit e ish-kryetari ttë Kuvendit, Jakup Krasniqit është prekur nga koronavirusi.

Lajmin për infektimin e Agim Krasniqit e ka dhënë djali i tij përmes Facebook’it, ku ka shkruar se tash e 11 ditë babai i tij po lufton dhe nuk po dorëzohet nga gripi.

Ai thotë se gjendja e tij është e mirë, pavarësisht disa simptomave që po e godasin kohë pas kohe të gripit COVID-19.

Postimi i plotë:

Ne mesin tone familjar, askush me shume se babi nuk eshte kujdesur qe luften me Covidin ta beje me masa preventive. Asnje dalje nga shtepia s’e ka bere pa masa mbrojtese, madje me shume zell e kujdes kete e ka bere edhe per ne te tjeret, duke i mbajtur maskat e dorezat te mjaftueshme per cdo hyrje-dalje tonen.

Ai sot e 11 dite po lufton me te, e spo dorezohet hic. Ndonjehere kolli po ja ndal frymen, dhe oskigjeni po i bie por prap spo ndalet se luftuari. E sot ne kete lufte te perbashket me te, jane edhe doktoret ne intenzive duke bere perpjekje per cdo moment qe jeta e babit dhe e shume pacienteve aty te mbetet shprese e madhe. Ne kete ngjarje skam pase si te rri indiferent une, por e kam marr edhe vet hisen e luftes, bashke me babin kunder Covidit, vec une nga nje front me i lehte, banesa!

Jete a vdekje e cdo momentshme, jo vetem per pacientet aty, por edhe per doktoret mrekulliberes./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat