Ministrja e “dënuar” e Qeverisë Hoti ka këto akuza për VV-në

Aktuale

Ministrja e “dënuar” e Qeverisë Hoti ka këto akuza për VV-në

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:36
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në seancën plenare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ka replikuar ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj- Stublla tha se për vetëm 50 ditë, në kohë rekord, VV ka thyer protokolle diplomatike në të gjitha nivelet.

“Po jau rikujtoj definicionin e politikës së Jashtme sipas Lëvizjes së Vetëvendosjes. Për vetëm 50 ditë, në kohë rekord, keni thyer protokolle diplomatike në të gjitha nivelet, keni shkaktuar skandale të jashtëzakonshme, në kuptimin e keq te Kosovës”, ka thënë ministrja e Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat