Presidenti i Kosovës ,Hashim Thaçi përmes një postimi të tij në facebook ka shkruar, se vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare.
Ai ka thënë se Myftiu Tërnava e ka informuar, për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, transmeton “Bota sot".
Postimi i plotë:
Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës.
Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Kosova është atdhe i të gjithëve. #harmoni #bashkëjetesë #tolerancë